CITY - BOURNEMOUTH
Vazhdon marshimi i ‘Citizens’
23 December, 2017 @17:48
Pas triumfit në Kupën e Ligës ndaj Leicesterit, City ka vazhduar fitoret edhe në ligë.
Viktimë e radhës për skuadrën e Guardiolës ishte Bournemouthi, i cili sot u largua nga ‘Etihad Stadium’ me 4 gola të pësuara.
Me 2 golat e shënuara sot, Sergio Aguero arriti shifrën e 101 golave të shënuara në ‘Etihad Stadium’, ndërsa dy golat e tjerë erdhën nga Sterling e Danilo.
Me 4 golat e shënuara sot, City tashmë ka arritur që të shënojë 101 gola brenda vitit kalendarik 2017, një rekord i ri në historinë e futbollit anglez.
Kjo fitore bën që City ta vazhdojë rrugën drejt titullit kampion, ndërsa problemet e Bournemouthit në luftën për mbijetesë shtohen.