Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Vazhdon me Giroud-në, synon Aubameyangun

Vazhdon me Giroud-në, synon Aubameyangun


25 April, 2020 @0:16

Sulmuesi i reprezentacionit të Francës, Olivier Giroud, që kishte ardhur nga Arsenal te Chelsea, bëhet e ditur se është pajtuar me zgjatjen edhe për një vjet të kontratës me ekipin nga Stamford Bridge.

Njoftimin për Giroud-në 33 vjeç e ka dhënë faqja e DiMarzios.

Në anën tjetër, ESPN ka bërë të ditur se Chelsea nuk do të ndalet me kaq, por do të synojë përvojë shtesë në sulm duke kërkuar shërbimet e një sulmuesi tjetër të Arsenalit.

Gabonezi 30 vjeç, Pierre Emerick Aubameyang, që është sulmuesi më i mirë i Arsenalit aktualisht, pritet që në sezonin 2020/21 të ketë fanellë të njëjtë sikurse Giroud!

Auba që ka shënuar 17 gola për Arsenalin këtë stinor, sipas mediave është i pakënaqur në Emirates, pasi që dëshiron të merr pjesë në Ligë të Kampionëve dhe të luftojë për trofe.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League