Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PIRATI I KARAIBEVE - MURIQI

Vedat Muriqi bëhet i Mallorcës, shuma dhe prezantimi

Vedat Muriqi bëhet i Mallorcës, shuma dhe prezantimi


22 July, 2022 @20:34

Mallorca ka zyrtarizuar sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi para pak çastesh, ndërsa sipas raporteve të mediave italiane shuma që e ka paguar klubi spanjoll drejt atij italian, është 9.5 milionë euro.

Lazio nuk llogariste më në Muriqin dhe e vuri në shitje, derisa paraqitjet e tij të mira si huazim te Mallorca, bindën drejtuesit e klubit nga ishulli që t’ia blenin kartonin nga romakët.

Lazioja kishte paguar rreth 20 milionë euro për Muriqin, kur e mori nga Fenerbahçeja. Ai ka shënuar dy gola dhe dy asistime për Lazion në 49 ndeshje, që nuk kënaqi italianët.

Te Mallorca, Muriqi ka qenë instrumental me golat e tij duke ndikuar në shpëtimin e klubit nga rënia prej LaLigas, ndërsa është prezantuar në një video të miksuar me filmin e famshëm, Piratët e Karaibeve.

Te Mallorca, Muriqi 28-vjeçar kontribuoi me 5 gola në 16 ndeshje, 2 prej të cilave sollën gjashtë pikë për skuadrën.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A