Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VEDAT MURIQI

Vedat Muriqi te Lazio!

Vedat Muriqi te Lazio!


13 August, 2020 @20:12

Skuadra italiane, Lazio, është pranë zyrtarizimit të yllit kosovar, Vedat Muriqit.

Fenerbahçe ka pranuar ofertën prej 20 milionë euro dhe bonuset shtesë për Vedatin, shifër kjo që vështirë se do të refuzohet nga skuadra turke.

Paga vjetore e Vedatit te Lazio do të jetë 2 milionë euro, kurse do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën romake.

Vedat Muriqi kështu, pritet të jetë futbollisti i parë nga reprezentacioni i Kosovës që do të luaj në Champions League.

Më parë pjesë Lazios ka qenë edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha. Ndërsa portieri i parë i Lazios është Thomas Strakosha.

Kujtojmë, drejtor sportiv i Lazios është ish sulmuesi i konbëtares, Igli Tare.

Në ditët në vijim, Vedati pret qe të udhëtojë për në Romë, për teste mjekësore me skuadrën biancoceleste.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A