ONIX - VËLLAZNIMI

Foto: KF Vëllaznimi
Vëllaznimi e nis me barazim
25 August, 2019 @19:09
Me barazim ka filluar sezoni i ri për Vëllaznimin.
Gjakovarët, që sezonin e ri e nisin me lojtarët kryesorë të sezonit të kaluar jashtë klubit, sot barazuan 2-2 me Onixin në Istog.
Enis Miranaj i vendasve shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë, derisa një gol i Besmir Fetahut në minutën e 72’ dhe një tjetër i Rron Rogovës për mysafirët pak pa përfunduar ndeshja, bënë që skuadrat t’i ndanin pikët mes vete.
Xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret Drenasin, kurse Onixi i shkon Istogut.