Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi ndalë liderin, Drita rrezikon kreun

Foto: FC Drita

Vëllaznimi ndalë liderin, Drita rrezikon kreun


2 March, 2018 @14:55

Në një fushë tejet të papërshtatshme për lojë, Drita e Vëllaznimi kanë barazuar mes vete me rezultat 1-1, rezultat ky i njëjti me atë të ndeshjes së parë në Gjakovë.

Ndeshja kaloi me vendasit më kërkues, mirëpo pa shumë raste konkrete për shënim as për njërën e as për palën tjetër, kjo edhe për shkak të fushës së rënduar me baltë, ndërsa në fund të dyja skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë.

Meritë për këtë barazim të Vëllaznimit mund të thuhet që ka edhe trajneri Arsim Gojani, zëvendësimet e të cilit, sidomos Chibueze e Vula, dolën të ishin tejet të qëlluara.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa pas një krosimi nga Drilon Musaj nga krahu i majtë në minutën e 65’, Kastriot Rexha i pamarkuar mirë nga mbrojtja mysafire e plasoi topin në rrjetë për golin e vetë të ndeshjes. Para golit, rasti i vetëm për t’u përmendur i Dritës ishte ai i minutës së 44’, minutë në të cilën Mazrekaj i mysafirëve e shpëtoi skuadrën e tij duke e larguar topin nga vija e portës.

Pas pranimit të golit, Vëllaznimi u aktivizua më tepër në fazën e sulmit dhe kjo iu shpërblye në minutën e 84’, kur i inkuadruari Lekë Vula shënoi me kokë për 1-1 pas krosimit të mysafirëve nga gjuajtja e lirë, ndërsa para golit të shënuar rast tejet të volitshëm për gol për gjakovarët pati i inkuadruari Chibueze, i cili pas asistimit fantastik nga Besnik Krasniqi në minutën e 76’, gaboi nga shumë pak metra duke gjuajtur mbi portë.

Për t’u përmendur është fakti që Vëllaznimi që nga minuta e 77’ ishte me një lojtar më pak në terren pas përjashtimit të Ilir Sylës, mirëpo përkundër inferioritetit numerik në terren, Vëllaznimi shënoi dhe arriti të kthehet në shtëpi me një pikë.

Sa i përket statistikave, kjo ishte ndeshja e 17 me radhë që Drita nuk pëson humbjen në Superligë. Humbja e fundit e ‘intelektualëve’ u pësua në xhiron e katërt nga Liria në Prizren.

Ky barazim mund ta largojë nga kreu skuadrën e Dritës, varësisht nga rezultatet e ndeshjeve të tjera, derisa Vëllaznimi edhe më tutje mbetet në zonën e barazhit.


DRITA - VËLLAZNIMI

Drita vs. Vëllaznimi, formacionet zyrtare

FFK Superliga

Drita vs. Vëllaznimi, formacionet zyrtare

02/03/18 @ 13:00

PËRFAQËSUESJA

Kush është Bernard Challandes?

Liga e Kombeve/Kosova

Kush është Bernard Challandes?

02/03/18 @ 12:35

BERNARD CHALLANDES

E njoh dëshirën dhe zjarrin e popullit të Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova/Transfere

E njoh dëshirën dhe zjarrin e popullit të Kosovës

02/03/18 @ 12:30

SELEKTORI I RI

Zyrtarizohet Bernard Challandes

Liga e Kombeve/Kosova/Transfere

Zyrtarizohet Bernard Challandes

02/03/18 @ 12:14

TRAJNERI I RI

Bernard Challandes, trajner i Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova/Transfere

Bernard Challandes, trajner i Kosovës

02/03/18 @ 10:44

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05

REFERI I FIFAs NË DERBI

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

FFK Superliga

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

16/05/24 @ 16:44

GRUPI A - GJERMANIA

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

Evropiani/Bundesliga

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

16/05/24 @ 15:01

VENDIMET E KDE-së

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

FFK Superliga

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

16/05/24 @ 13:19

SHENJA POZITIVE TE EKIPI MITROVICAS

Trepça nis riorganizimin me Rafet Prekazin si drejtor sportiv

FFK Liga e parë

Trepça nis riorganizimin me Rafet Prekazin si drejtor sportiv

16/05/24 @ 12:58


 
Të gjitha lajmet nga