DANIMARKA-IRLANDA
Vendoset në Irlandë
11 November, 2017 @22:36
Përkundër rasteve më të shumta që kishte në ndeshje, Danimarka nuk ka arritur të gjej golin aq të nevojshëm si vendas në ndeshjen e parë të barazhit për Botëror, ndaj Irlandës.
Irlanda e Martin O’Neillit luajti më e koncentruar në mbrojtje dhe dukej se ishte e interesuar për të mos pësuar më shumë sesa për të shënuar.
O’Neill reagoi duke futur sulmuesin Shane Long në 15 minutat e fundit të ndeshjes, që ngjalli pak Irlandën kur edhe rrezikoi, por goli nuk erdhi.
Danezët në pjesë të dytë u futën për të shënuar gol, derisa trajneri norvegjez i tyre, Age Hareide futi sulmuesit Yussuf Poulsen dhe Nicklas Bendnter për të bërë freski në sulm, por përsëri mbrojtja e irlandezëve nuk u mposht.
0-0 përfundimtare në Telia Park të Kopenhagës mund t’i kushtojë shumë danezëve, nëse Irlanda pak më shumë orientohet në sulm në duelin e radhës që zhvillohet në Irlandë pas 3 ditëve - ku edhe pritet të vendoset për biletën e fundit europiane për në Rusia 2018.