RUSIA-ARGJENTINA
Aguero vendos, organizatori i Botërorit mposhtet
11 November, 2017 @17:07
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka shënuar një gol të vonshëm në ndeshje, për të vendosur fituesin në përballjen miqësore të Argjentinës ndaj Rusisë sot.
Ndeshja u zhvillua në ditën që u hap stadiumi i renovuar për Botëror i Moskës, Luzhniki, ndërsa Aguero me kokë 4 minuta para fundit të takimit mposhti portierin veteran rus, Igor Akinfeev, pasi që shuti i tij më parë ishte bllokuar nga mbrojtja.