ELSEID HYSAJ
Hysaj: Ndeshje për ngritje
11 November, 2017 @15:25
Futbollisti më i vlerësuar i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, në konferencën e sotme për shtyp të kuqezinjëve, para ndeshjes ndaj Turqisë, ka vlerësuar fazën përgatitore dhe e ka quajtur ndeshjen ndaj Turqisë, si miqësore të qëlluar për Shqipërinë.
DEKLARATA E HYSAJT
“Turqia është një kundërshtar i fortë, me futbollistë që luajnë në ekipe të forta europiane. Ne po përgatitemi mirë dhe besoj që kjo ndeshje do të na tregojë edhe më mirë ku kemi arritur pas një grupi të vështirë ndaj Spanjës e Italisë,” ka thënë ndër të tjera mbrojtësi Hysaj.
Shkodrani 23 vjeçar gjithashtu ka theksuar se kjo ndeshje do të mund të shërbejë për ngritjen e përfaqësueses, në rast të fitores.
“Besoj që një ndeshje ndaj Turqisë, një fitore, do të na ngriste edhe më si kombëtare - por natyrisht, duhet ta fitojmë këtë takim së pari,” ka shtuar ai.
MIQËSORJA
Shqipëria gati një javë është duke qëndruar në Antalja të Turqisë, ku po zhvillon përgatitjet, ndërsa trajneri Christian Panucci ka pasur rast t’i njeh edhe më mirë futbollistët, që ka muaj që s’kanë qenë bashkë për kaq ditë.
Ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë zhvillohet në Antalya Stadium të Antaljas, të hënën me fillim prej orës 18:30 me kohën tonë. Në miqësoren e fundit, Turqia është mposhtur nga Rumania 2-0, të zhvilluar më 9 nëntor.