AZZURRI

REUTERS/Michael Kooren
Verratti shpëton Italinë
6 February, 2013 @22:57
Futja në lojë e talentit, Marco Verratti, nga ana e trajnerit Cesare Prandelli ka dalë të jetë e qëlluar. Mesushori i ri i PSG-së ka shënuar në minutat shtesë të takimit për të shpëtuar kombëtaren e tij nga humbja.
Ka qenë Jeremain Lens, sulmues i PSV-së, që ka dërguar tulipanët në epërsi. Lens shënoi në minutën e 33-të të takimit për të gëzuar trajnerin Louis Van Gaal.
Holanda dhe Italia ka qenë ndeshja e vetme e madhe nga dy superfuqi eurupiane e botërore që ka përfunduar me barazim sonte.
REZULTATI:
1 | Holanda - Italia 1-1 | (Lens 33 - Verratti 90) |