LËNDIMI
Vertonghen e mbyll Europianin
30 June, 2016 @19:40
Mbrojtësi i Belgjikës, Jan Vertonghen, do t’i mungojë përfaqësueses së Belgjikës në vijim të Kampionatit Europian.
Ai është duke vuajtur lëndimin në nyjen e këmbës dhe rikthimi i tij në fushë gjatë EURO 2016 është bërë i pamundur.
Shërimi i tij pritet të zgjasë rreth 6-8 javë.
Belgjika është kualifikuar në çerekfinale, ku do të përballet me Uellsin.