DRENICA
Tahiri vazhdon me Drenicën
30 June, 2016 @17:57
Futbollisti i Drenicës, Hysen Tahiri, ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij edhe për një stinor.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook.
“Hysen Tahiri vazhdon kontratën me Drenicën. Ai do të jetë pjesë e klubit edhe për stinorin 2016-2017. Hysi gjatë stinorit të kaluar ndihmoi Drenicën për mbetjen në elitë. Golat e tij ishin vendimtarë sidomos në ndeshjet e fundit,” ka shkruar faqja e Drenicës.
Tahiri ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Superligës për Drenicën në stinorin e kaluar, derisa ka shënuar shtatë gola.