MANCHESTER UNITED

tumblr
Veseli e Januzaj shkëlqejnë
8 February, 2013 @8:53
Rezervat e Manchester Unitedit u tërbuan në Moss Lane derisa gozhduan Oldhamin 7-0 në ndeshjen për kupën seniore të Manchesterit.
Në ndeshje u dallua talenti Larnell Cole i cili shënoi katër herë për djajt e kuq. Mirëpo, ajo që është më e rëndësishmja, dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Frederic Veseli dhe Adnan Januzaj kanë shkëlqyer.
Januzaj ka shënuar një gol në minutën e 68-të në fitoren e ekipit të tij, derisa për Veselin, faqja zyrtare e Manchester Unitedit, ka thurrë fjalë të mira, i cili ka asistuar dy herë për golat e bashkëlojtarëve të tij.