ROAD TO RUSSIA
Vetëm 3 ekipe me bilanc 100% pas 4 xhirove
14 November, 2016 @15:15
Gjermania, Belgjika e Zvicra janë më serioze në rrugë për Rusi.
Pas dueleve të xhiros së katërt në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” janë vetëm tre vende që kanë bilanc të qindpërqindtë në rrugë për Botëror.
Belgjika, Gjermania dhe Zvicra janë skuadrat e vetme që kanë fituar katër ndeshjet e para në katër xhirot e para dhe po dominojnë aktualisht në grupet e tyre.
Cikli kualifikues për Botëror për këtë vit shkon në pauzë dimërore, derisa ia nis në javën e fundit të marsit 2017.