TAMNIKU vs RAMA
Dueli i trajnerëve të ri të ekipeve
14 November, 2016 @14:01
Ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Trepçës që zhvillohet të mërkurën me fillim në ora 13 në Prizren, cilësohet si dueli i trajnerëve të ri.
Kjo, për shkak se Liria ditë më parë emëroi trajner të saj të ri Genc Tamnikun që do të debutojë në Superligë me ekipin bardhezi nga Prizreni.
Ndërsa, në anën tjetër, edhe Trepça më në fund ndërroi Fidaim Haxhiun dhe në vend të tij solli Nazmi Ramën kryetrajner.
Tamniku apo Rama, cili do t’ia nis më mirë stinorit në vjeshtën e ftohtë të Superligës dhe ekipet në pozita të palakmueshme, do të kuptohet pak para orës 15 pasnesër.