TREGIM FANTASTIK NGA GJERMANIA
Julian Nagelsmann - foshnja Mourinho, që po befason botën
Shkrimi origjinal: BBC Sport
14 November, 2016 @11:02
Kur ekipi i Hoffenheimit emëroi Julian Nagelsmannin trajner në shkurt të këtij viti - morri kritika të ashpra dhe u përqesh nga thuajse çdo media gjermane.
Nagelsmann ishte 28 vjeç, tash i ka 29, ndërsa Hoffenheim që ishte duke rënë nga Bundesliga mbeti aty, e sot është në TOP 3 të tabelës, me vetëm 4 pikë më pak se Bayern Muncheni gjigand.
Hoffenheimi është një fshat në jug të Gjermanisë me 3 mijë e 300 banorë. Ishin duke rënë nga Bundesliga në stinorin e kaluar dhe tashmë ajo që po ndodh me ekipin është e jashtëzakonshme.
Alexader Rosen, drejtor i ekipit ka thënë: Juliani është 29 e unë 37 vjeç. Me e mbledh moshën tonë, jemi prapëseprapë më të ri se Arsene Wengeri!
Nagelsamnn kishte lënë futbollin si i ri, ende pa i mbush të 20-tat, për shkak të problemeve me gju dhe menjëherë nisi të punojë në drejtim tjetër, si trajner.
Trajneri i Hoffenheimit e la futbollin kur ishte në ekip të dytë të Augsburgut me 20 vjet, që drejtohej atëherë nga Tomas Tuchel (tash trajner i Borussia Dortmundit).
E Nagelsmann e mësoi zanatin me Tuchelin, derisa kaloi te Munchen 1860 U-17, para se të emërohej te Hoffenheimi U-19, ku me këta të fundi u bë kampion i Gjermanisë në vitin 2014.
Hoffenheim sot luan lojën ekipore ndër më të mirat në Gjermani. Skuadra ka 8 lojtarë në ekip të parë që vinë nga shkolla e futbollit të Hoffenheimit, ndërsa Nagelsmann ka mbledhur edhe lojtarë tjerë me përvojë gjëtiu, që nuk ndezën në ekipe tjera si: Andrej Kramaric (ish-Leiceter), Sandro Wagner (ish-Bayern), etj.
Ndërsa në ekip, vetëm tre futbollistë janë më të vjetër se ai me moshë: Alex Stolz 33, Eugen Polanski 30 dhe Pirmin Shwegler, që është 136 ditë më i vjetër se shefi i ekipit, trajneri Nagelsmann.