GRUPI B
Behrami asiston, Zvicra perfekte
13 November, 2016 @21:38
Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi edhe ndeshjen e katërt të grupit, sonte kundër Ishujve Faroe me rezultat 2-0.
Golin e parë për zviceranët shënoi Eren Derdiyok, i cili u asistua nga Valon Behrami në minutën e 27, kurse epërsinë e dyfishoi në minutën e 83-të Stephan Lichtsteiner. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, që ia dha helvetëve fitoren e katërt nga katër ndeshjet e para të grupit.
Përveç Xherdan Shaqirit dhe Shani Tarashaj, të gjithë shqipëtarët e Zvicrës ishin në fushë.
Zvicra kryeson Grupin B pas 4 ndeshjeve me 12 pikë të grumbulluara.
Switzerland vs Faroe Islands 2-0 by Video-Sport