GRUPI H
Bosnja humb 3 pikëshin në minutën e 95-të
13 November, 2016 @22:43
Përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës sonte ka humbur një tre pikësh të rëndësishëm në duelin e zjarrtë ndaj Greqisë në Pire.
Pas avantazhit të marrë nga gjuajtja e lirë mjeshtërore e Miralem Pjanicit, që iu regjistrua portierit Orestis Karnezis për shkak se e futi me shpinë topin në rrjetë, grekët kanë barazuar në akcionin e fundit të ndeshjes kur pas një topi të dëbuar, Georgios Tzavellas dërgoi një projektil nga 17 metra për të mos i lënë gjasa Asmir Begovicit në portë, për 1-1 përfundimtare.
Me këtë barazim Greqia mbetet e pamposhtur dhe si kandidat kryesor për të kapur vendin e dytë në grup, duke e lënë Bosnjen në vend të tretë.
Nel frattempo Dzeko.. pic.twitter.com/1NKVLFGbxw
— CALCIATORI BRUTTI (@CB_Ignoranza) November 13, 2016
Ndeshja ka qenë luftë e vërtetë në fushë. Bosnja i ka marrë 8 kartona të verdhë nga referi Jonas Erikson, shto këtu një të kuqe për Edin Dzekon në minutën e 79-të.
Në anën tjetër, Greqia ka përfunduar ndeshjen me 4 të verdha dhe një të kuqe.
All Goals & Highlights HD - Greece 1-1 Bosnia… by Bundes-Liga