OLOF MELLBERG
Vikingu në pension
1 August, 2014 @14:26
Qendërmbrojtësi suedez, Olof Mellberg, i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike.
Njëri ndër qendërmbrojtësit e dalluar europian, Mellberg, ka rënë në ujdi me klubin e tij të tashëm Copenhagen për ndërprerje të kontratës.
Ish futbollisti i AIK-ut në Suedi, Aston Villas në Angli, Racing Santanderit dhe Villarealit në Spanjë, Juventusit në Itali, Olympiacosit në Greqi dhe së fundi Copenhagenit në Danimarkë i ka dhënë fund karrierës së tij pas 117 ndeshjeve me përfaqësuesen suedeze, prej së cilës u pensionua dy vjet më parë.
“I falenderoj tifozëve, lojtarëve, trajnerëve dhe çdonjërit tjetër me të cilët kam pasur rastin që të punojë në vitet e kaluara si futbollist,” ka thënë 36 vjeçari në fjalimin e tij gjatë lajmërimit të pensionimit.