NGA MEKSIKA NË SERIE A
Argjentinasi te Fiorentina
1 August, 2014 @14:18
Skuadra e Vincenzo Montellas, Fiorentina, ka arritur marrëveshje me mbrojtësin argjentinas të krahut, Jose Maria Basanta.
Basanta 30 vjeçar që opinioni europian e pa në Botëror të Brazilit muajin që shkoi kaloi nga liga meksikane, saktësisht klubi Monterrey, në Serie A.
Basanta ka arritur që të fitojë 2 tituj kampioni në Meksikë me ekipin e tij, derisa ka fituar edhe dy Liga të Kampionëve të Konfederatës së CONCACAF-it. Ai gjithashtu ka regjistruar 12 paraqitje për përfaqësuesen argjentinase, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit që arriti finalen e “Brazili 2014”.
Detaje më të hollësishme për transferimin e Basantas te Fiorentina nuk janë dhënë nga klubi italian i Firencës.