REFEREE

Visar Kastrati delegohet në ndeshjen Bullgari – Uells (U21)
Teksti: FFK
6 September, 2021 @16:34
Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është deleguar nga UEFA në ndeshjen për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Bullgarisë dhe Uellsit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Slavia” në Sofje, më 7 shtator në orën 17:30. Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt MervanBejtullahu.
Vlen të theksohet se Lumturije Muhadri debuton në këtë rang garash, ku edhe e bënë femrën e parë shqiptare që gjykon në konkurrencën e meshkujve në garat e UEFA-së.