RAMIZ SADIKU - VITIA

Foto: KFVitia/fb
Vitia falë Statovcit fiton në fund
13 April, 2019 @17:16
Tre pikët e mëdha për Vitinë kanë ardhur sot në minutën e fundit të ndeshjes.
Të drejtuar nga Milazim Zuzaku mysafirët kanë arritur të shënojnë fitore në fund të ndeshjes falë golit të Urim Statovcit, derisa Ramiz Sadiku u mposht në shtëpi dhe rrezikon rënien tash.
Përndryshe kjo është fitorja e dytë me radhë për Vitinë, që e mban ekipin në luftë për në PlayOff të Superligës pasi që ekipi tashmë mbetet vetëm 3 pikë larg vendit të tretë dhe aktualisht 1 pikë larg vendit të katërt.