Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Vjen oferta edhe nga Ligue 1 për Muriqin

Foto: fenerbahce/fb

Vjen oferta edhe nga Ligue 1 për Muriqin


26 May, 2020 @0:58

Me paraqitjet e këtij stinori te Fenerbahçe, për sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi, ka ardhë edhe një ofertë befasuese, bëjnë të ditur mediat turke sot.

Në stinorin 2020/21 ekipi i Ligue 1 të Francës, Rennes, është duke shikuar të përforcojë sulmin e skuadrës dhe zgjidhja e tyre aktualisht është Vedat Muriqi, ka shkruar sonte NTV.

Pas anulimit të stinorit në Ligue 1 dhe përfundimit në vend të tretë, si dhe sigurimit të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit - Rennes pret ngritjen e fondeve dhe Muriqin si opcion serioz për të rritur numrin e golave të shënuara.

NTV nuk ka bërë të ditur shifrën e ofertës në fjalë, e as reagimin e Fenerbahçes për këtë.

E sulmuesi i Kosovës që ka kontratë deri në vitin 2023 me verdhekaltërit nga Stambolli, këtë stinor në 28 ndeshje zyrtare me ekipin ka shënuar 15 gola e 5 asistime.

Deri tash për Muriqin kanë qenë të interesuara klubet nga Premier League, Championship dhe Serie A.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1