Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTIME

Vjosa ndërpren bashkëpunimin me trajnerin që i ngriti në Ligë të Parë

Vjosa ndërpren bashkëpunimin me trajnerin që i ngriti në Ligë të Parë


25 December, 2022 @0:44

Skuadra e Vjosës ditë më parë ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin që i ngriti nga Liga e Dytë e Kosovës në të Parën, Erdin Hashani.

Klubi, në njoftimin për ndarjes së rrugëve me Hashanin ka bërë të ditur se është konsideruar që momenti më i mirë ka qenë ky, duke e falenderuar trajnerin për kontributin e dhënë.

“KF Vjosa njofton që ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Erdin Hashani. Bashkëpunimi ndërprehet, pasi që klubi ka konsideruar që kjo ndërprerje në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve,” ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e lëshuar prej ekipit nga Shtimja.

Vjosa që u fut si kampione e Ligës së Dytë në Ligën e Parë dhe po garon në Grupin B të saj, vjeshtën e ka kryer në mes të tabelës duke mbledhë 20 pikë nga 14 ndeshje, pasi që arriti 6 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

Klubi në fjalë gjithashtu ka bërë të ditur se do të njoftojnë shpejt për trajnerin e ri të skuadrës.

“Ditëve në vazhdim klubi do të vendosë për trajnerin e ri, të cilit do t’i besohet drejtimi i skuadrës,” ka përfunduar njoftimi i shtimjanëve.


 
Të gjitha lajmet nga