Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Vojvoda lut për mbështetje të ekipit, lojtarët po japin 100%

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Vojvoda lut për mbështetje të ekipit, lojtarët po japin 100%


13 October, 2020 @19:54

Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kosovës ndaj Greqisë ka thënë se ekipit tash i duhet përkrahja më shumë se kurrë.

“Pandemia po ndikon dhe po luajmë pa shikues, dhe e keni mendimin se nuk po e luajmë 100 për qind. Në stadium i kemi pas tifozët dhe na kanë shtyrë, edhe tash e japim 100 për qind. Edhe këtë ndeshje do të japim 100 përqindëshin,” ka thënë Vojvoda.

Ai ka sqaruar se më shumë se vetë lojtarët askush nuk ka dëshirë të fitojë një lojë.

vojvoda

“Pavarësisht lojërave të mira që kemi pasur, nuk e kemi nënçmuar askë. Shpresoj se kemi me ia pru punën sa më ngushtë rivalit. Më shumë se lojtarët besoj se kurrkush nuk do që të fitojë, që të gjithë luajnë për fitore. Kemi ardhur këtu me e fitu lojën. Kemi fat të keq, duhet me e kuptu se është pandemi dhe ka shumë faktorë tjerë që kanë ndikuar. I lus tifozët që të qëndrojnë në mbështetje ekipit,” ka thënë ndër të tjera Vojvoda.

Për shkak të mungesave të shumta që ka Kosova aktualisht, Vojvoda pritet të startojë ndeshjen nesër ndaj Greqisë në 11-she startuese.

Ai ka qenë në 11-she edhe ndaj Maqedonisë Veriore, por është zëvendësuar në pjesë të dytë. Ndaj Sllovenisë nuk ka luajtur fare.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve