DREJT FIFA-S
Vokrri niset drejt Meksikës për pranim në FIFA
11 May, 2016 @13:10
Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i përbërë nga kryetari Fadil Vokrri dhe anëtari i KE, Flamur Bunjaku, është nisur sot drejt Meksikës.
Në kryeqytetin meksikan, Mexico City, nesër dhe pasnesër (12,13 maj) do të mbahet Kongresi i radhës i FIFA-s, ku njëra prej pikave të rendit të ditës do të jetë edhe pranimi i Kosovës në FIFA.
Javën e kaluar Kosova ishte pranuar në UEFA, me ç‘rast ishin hapur dyert për pranim edhe në FIFA.