Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

90MIN: LIRIA - VUSHTRRIA

Vushtrria barazon, ndeshja shkon në vazhdime

Vushtrria barazon, ndeshja shkon në vazhdime


21 May, 2022 @17:05

Me të nisur pjesa e dytë e ndeshjes, Vushtrria ka fituar një penallti falë VAR-it, që pa mirë prekjen me dorë të Diellor Besenit, dhe barazoi rezultatin 1-1.

Labinot Osmani shënoi nga penalltia, duke shutuar në mes të portës së Haëes, për të barazuar në 1-1 (52’).

Prej atëherë, Vushtrria mori iniciativën dhe tentoi edhe disa herë, por rastet ishin jo fort konkrete për të bërë më shumë.

Pas kësaj, me ndërrime e lodhje u karakterizua loja, derisa nuk kishte ndonjë rast konkret nga asnjëra palë për të bërë më shumë.

E pas 5 minutave vazhdime, që dha referi kryesor i ndeshjes Visar Kastrati, ndeshja shkon në vazhdime.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë