Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I LIGËS SË PARË - GRUPI B

Vushtrria-Flamurtari dhe derbi prishtinas, hapin Ligën e Parë Grupi B

TOPSPORTI/ Liridon Shala/

Vushtrria-Flamurtari dhe derbi prishtinas, hapin Ligën e Parë Grupi B


21 July, 2022 @15:52

Pas shortit të tërhequr për ndeshjet e ciklit të parë të Superligës në FFK sot, është bërë tërheqja edhe për ndeshjet e Ligë së Parë, Grupi A dhe Grupi B.

Në Grupin B të Ligës së Parë, Vushtrria do të pret në Ferki Aliu Flamurtarin, ku të dyja ekipet kanë bërë përforcime dhe do të tentojnë Superligën për edicionin tjetër.

Ndeshja tjetër interesante pritet të jetë derbi mes klubeve prishtinase që luajnë në këtë grup dhe njihen për nxjerrje talentësh, ndërsa Ramiz Sadiku pret 2 Korrikun.

Vjosa e ardhur në Ligë të Parë nga Liga e Dytë do të kërkojë pikët e para në shtëpi, në duel me ekipin e rënë nga Superliga, Ulpiana, ndërsa duelet tjera të xhiros së parë në këtë grup të Ligës së Parë janë:

Vllaznia Pozharan - Kika dhe
Arbëria - Fushë Kosova.

Fituesi i Grupit B të Ligës së Parë siguron Superligën për edicionin 2023/24.

Vendi i dytë, luan dy ndeshje barazhi për të shpresuar në Superligë 2023/24.

Vendi i fundit në Grupin B, bie nga Liga e Parë në Ligën e Dytë të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë