KISHNICË
Vushtrria merr pikë pas 5 humbjeve
7 November, 2015 @15:12
Përkundër dominimit të Hajvalisë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe rasteve nga Fuad Karabegu, Liridon Leci e Semir Zeneli, Hajvalia nuk ka arritur të mposht Vushtrrinë sot në Kishnicë.
Vushtrria ka arritur që të sigurojë një pikë, të parën pas 5 disfatave radhazi, duke barazuar 0-0 ndaj ekipit të Ismet Munishit.
Duhet përmendur se vushtrriasit përkundër se kanë qenë më shumë të orientuar në mbrojtje, kanë arritur të rrezikojnë dy herë seriozisht portën e Petrit Tahirit të Hajvalisë, përmes Daut Maxhunit dhe Bajram Zuqakut.
Në fund, barazimi sjell nga një pikë për dy skuadrat, që më shumë i konvenoi mysafirëve të drejtuar nga Bekim Shotani, derisa Hajvalia pas dy fitoreve me radhë është ndalur në barazim. Hajvalia i shkon Gjilanit xhiron e radhës, ndërsa Vushtrria udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën’89.
Video