Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - FLAMURTARI

Vushtrria shpërdoron epërsinë, Krasniqi e Stullqaku shpëtojnë Flamurtarin

Vushtrria shpërdoron epërsinë, Krasniqi e Stullqaku shpëtojnë Flamurtarin


7 October, 2019 @17:02

Përkundër faktit që krijoi epërsi dygolëshe pas 60 minutave lojë, skuadra e Vushtrrisë u dorëzua në çerekun e tretë të ndeshjes, për t’u ndalur kështu në barazim 2-2 nga Flamurtari.

Klevis Lushaku në minutën e 30’ dhe Matheus De Paula në të 60’ bënë që vushtrriasit të krijonin epërsi të dyfishtë, mirëpo golat e Egzon Krasniqit (67’) dhe Torviol Stullqakut (80’) bënë që mysafirët të kthehen në lojë dhe të rikthehen në kryeqytet me një pikë.

TABELA AKTUALE

Ky barazim bën që të dyja skuadrat në fjalë të ndodhen pranë njëra-tjetrës në zonën e ftohtë të tabelës.

Xhiron e ardhshme, Vushtrria i shkon Dukagjinit, kurse Flamurtari e pret Drenicën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga