KOMISIONI PËR ANKESA

Vushtrrisë dhe Vëllaznimit i ulet dënimi
6 April, 2017 @22:47
Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë të FFK-së ka marrë Vendim që të zbritet dënimi i shqiptuar për Vushtrrinë dhe Vëllaznimin, të dyja për ndeshje ndaj Flamurtarit.
Të dyja skuadrat ishin ankuar pas shqiptimit të dënimit prej 800 eurove për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes, ndërsa KA u ka zbritur dënimin në 500 euro, pas ankesës në shkallën e dytë, ka bërë të ditur përmes një komunikate Afrim Prekazi, kryetar i KA-së.
“Ndryshohet pjesërisht Vendimi i KD-së së shkallës së parë datë 23 mars 2017 për KF Vushtrria dhe KF Vëllaznimi, duke i zbritur dënimin e shqiptuar prej 800 në 500 euro,” ka shkruar ndër të tjera në Vendim.
Flamurtari ka fituar në tavolinë ndeshjen ndaj Vëllaznimit, pasi që u ndërpre. Ndërsa ka barazuar 0-0 me Vushtrrinë.