I RIKTHYERI

Watford, me rekord transfer
6 July, 2015 @16:12
Watford ka thyer arkën e klubit për të transferuar mesfushorin francez të Tottenhamit, Ettiene Capoue.
Ekipi i rikthyer në Premier League ka regjistruar kështu rekord transferin e klubit, që besohet të jetë 7 milionë funta.
Capoue 26 vjeç ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin e tij të ri, derisa kishte ardhur në gusht të vitit 2013 te Tottenhamit nga Toulouse për 9 milionë funta.