TALENTI
Wolfsburg s’e lëshon yllin
23 June, 2015 @6:05
Wolfsburg që siguroi Ligën e Kampionëve për stinorin që vjen, ka kuptuar rëndësinë e mesfushorit gjenial belg, Kevin De Bruyne.
Prej se ai erdhi nga Chelsea në ekipin e Wolfsburgut, këta të fundit kanë kapur serinë e lojërave të mira dhe në fund u shpërblyen me Ligë të Kampionëve.
Për këtë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’ia përmirësojnë kontratën belgut të ri, duke i ofruar 140 mijë euro në javë si rrogë, vetëm e vetëm që ai mos të mendojë largimin nga skuadra. (daily mirror)