MIQËSORE
Xhemajli fundos Barcelonën
6 August, 2014 @22:23
Napoli ka arritur të mposht Barcelonën në miqësoren e sontme parasezonale me golin e shqiptarit, Blerim Xhemajli, që u fut si zëvendësues në minutën e 71-të të ndeshjes.
Xhemajli ka goditur një shut që u përvjedh në duart e portierit Claudio Bravo për fitoren minimale të napolitanëve 1-0.
Nga lojtarët e transferuar këtë stinor, te Barcelona ka luajtur vetëm Ivan Rakitic, derisa Lionel Messi dhe Javier Mascherano nuk udhëtuan fare për Zvicër.
Në anën tjetër, portieri i ri i Barcelonës, Bravo, ka shpëtuar edhe disa raste të mira nga ana e Napolit, që kishin mundësi të shënonin me anë të Marek Hamsikut dhe Jose Callejonit.
Për herë të parë me fanellë të Napolit sonte u paraqit edhe sulmuesi spanjoll i ardhur nga Swansea, Michu.