Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI ZVICERAN

Xherdan Shaqiri i jep lamtumirën kombëtares zvicerane

Xherdan Shaqiri i jep lamtumirën kombëtares zvicerane


15 July, 2024 @15:07

Futbollisti Xherdan Shaqiri i ka dhënë lamtumirën reprezentacionit të Zvicrës në futboll. Ish lojtari i Liverpoolit, Interit, Bayernit, etj. ka bërë të ditur përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë e tij në Instagram se është koha për t’i thënë lamtumirë “Nati”-ve, siç shkruhet shkurt ekipi senior i Zvicrës në futboll atje.

Duke e përdorur edhe falemnderit, pas tre gjuhëve zyrtare të Zvicrës Shaqiri në njoftimin e tij ka bërë të ditur se pas 14 vitesh dhe pjesëmarrjes në 7 turne të mëdha të futbollit, ka ardhur koha për t’i thënë “Falemnderit” të gjithëve.

“125 ndeshje me reprezentacionin, 7 turne të mëdha, ëndrra të panumërta dhe momente të paharrueshme. Është koha për ‘ti dhënë lamturimë ekipit kombëtar. Kujtimet e bukura mbesin dhe ju them të gjithëve: Falemnderit,” ka shkruar Shaqiri në njoftimin e tij.

I lindur në Gjilan të Kosovës, Shaqiri aktualisht është 32 vjeç ndërsa ka qenë pjesë e pamohueshme e kombëtares zvicerane prej se u bë pjesë e saj. Ai është ndër të paktit lojtar me origjinë shqiptare që ka fituar Ligë të Kampionëve me ekipet ku ka luajtur, ndërsa aktualisht është pjesë e Chicagos në MLS të SHBA-ve.


 
Të gjitha lajmet nga