Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D

Xhimshiti me shokë, përsëri kualifikohen

Foto: Atalanta/fb

Xhimshiti me shokë, përsëri kualifikohen


9 December, 2020 @21:08

Në stinorin e kaluar ishin debutues dhe arritën shumë më shumë sesa që pritën. Këtë stinor, Atalanta përsëri shënoi fitore në ndeshjen vendimtare të grupit duke e mposhtur Ajaxin si mysafir dhe kështu për herë të dytë radhazi siguroi pranverën në Ligë të Kampionëve.

Ka qenë zëvendësuesi kolumbian Lucas Muriel që ka shënuar 5 minuta para fundit të ndeshjes për të përcaktuar përfundimtaren 0-1 [Muriel 85] dhe për t’i sjellë Atalantës sigurinë dhe kualifikimin në momentet e fundit të ndeshjes.

Berat Xhimshiti si zakonisht në qendër të mbrojtjes dhe me portë të paprekur siguroi mbrojtjen e bergamasve.

Në anën tjetër Ajaxi 10 minutat e fundit të lojës i luajti me 10 lojtarë, pasi që Ryan Gravenberch mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Në përballjen tjetër Liverpool barazoi si mysafir ndaj Midtjyllandit në Danimarkë 1-1 [Scohlz 62p. - Salah 1] dhe regjistroi barazimin e parë në grup, por pa ndonjë efekt, pasi që lidershipin e garantoi më parë, njëjtë sikurse Midtjylland eliminimin.

Ajax drejt Europa Ligës.

TABELA PËRFUNDIMTARE:

1. Liverpool 13 pikë;
2. Atalanta 11 pikë;
3. Ajax 7 pikë;
4. Midtjylland 2 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League