DEUTSCH

REUTERS/Ina Fassbender
Yjet e Dortmundit mungojnë
4 February, 2013 @14:59
Mbrojtësi Marcel Schmelzer dhe futbollistët ofanziv Marco Reus dhe Mario Gotze, do të jenë jashtë shërbimeve të përzgjedhësit gjerman, Joachim Low, për ndeshjen miqësore ndaj Francës, ka thënë Jens Grittner, zëdhënës i Federatës gjermane të Futbollit sot.
Schmezler ka probleme me gju, Gotze është zënë nga gripi, derisa Reus ka një lëndim të lehtë në muskul, ka njoftuar sot mediat zëri i përfaqësueses gjermane, Grittner.
Në ndeshjen miqësore të së mërkurës, gjithashtu nuk do të paraqitet as mesfushori i Bayern Munchenit, Bastian Schweinsteiger.