PORTIERI
Ylli i Botërorit, te Malaga
1 August, 2014 @20:34
Portieri i Meksikos, Guillermo Ochoa, që shkëlqeu në Kampionatin Botëror, Brazili 2014, ka arritur marrëveshje me ekipin e La Ligas, Malaga.
Portieri 29 vjeç tashmë do të mbrojë ngjyrat e ish ekipit të udhëhequr nga Manuel Pellegrini, që transferoi portierin e Malagas te Manchester City gjatë kësaj vere - ëilly Caballero.
Ochoa u la i lirë nga Ajaccio pasi këta të fundit u rrëzuan nga Ligue 1 stinorin që shkoi.
Malaga ndeshjen e parë të La Ligas këtë stinor e luan ndaj Athletic Bilbaos më 23 gusht.