VUSHTRRIA-KEK
Zabërgja vendos, Vushtrria e nis mbarë
5 March, 2017 @15:23
Vushtrria e ka nisur mbarë pranverën në Ligë të Parë pas përforcimeve të rëndësishme gjatë afatit kalimtar dimëror.
Pikërisht, Dior Zabërgja, përforcimi messezonal i ekipit të kaltër, ka shënuar edhe golin e fitores për Vushtrrinë sot në duel ndaj KEK-ut.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa portieri Leotrim Avdyli priti penallti.
E në pjesë të dytë Zabërgja me golin e tij vendosi fituesin.
Me këtë, Vushtrria ka shënuar fitoren e shtatë të stinorit, ndërsa me tre pikët e fituara ka arritur në kuotën e 24 pikëve dhe do të kërkojë së paku Play-Offin për Superligë.