CAMP NOU
Zhgënjim në Camp Nou, komplikohet gara për titull
17 April, 2016 @22:11
Teposhtëzja që filloi me humbjen ndaj Real Madridit dhe vazhdoi me humbjen ndaj Real Sociedadit, ka vazhduar edhe këtë javë për liderin e La Ligas, Barcelonën.
Tashmë Barcelona ka pikë të njëjta me Atetico Madridin dhe vetëm një pikë më pak se Real Madridi, ndërsa shkaktari kryesor për këtë është ekipi i Valencias, i cili shënoi fitore me rezultat 1-2 në Camp Nou.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën 26’ me autogolin e Ivan Rakiticit, ndërsa i riu 20 vjeçar, Santi Mina, shënoi për 2-0 në fund të pjesës së parë.
E tëra që arriti të bëjë Barcelona deri në fund, ishte ta ngushtojë disavantazhin me golin e Lionel Messit, i cili e shënoi golin e tij të 500-të në karrierë.
Kjo fitore mund të quhet edhe si një dhuratë për ditëlindje për Shkodran Mustafin, i cili sot i mbushi 24 vjet dhe ishte titullar në këtë takim.
Barcelona javën e ardhshme do të jetë mysafire e Deportivos, kurse Valencia e pret në shtëpi Eibarin.