CHELSEA - TOTTENHAM

Ziyech me supergol, Chelsea mposhtë Tottenhamin
23 January, 2022 @19:26
Pas disa paraqitjeve të dobëta në ligë, sot Chelsea ka reaguar mjaft mirë në ndeshjen ndaj Tottenhamit.
Këtë takim Chelsea e fitoi me rezultat 2-0 (Hakim Ziyech, 47’, Thiago Silva 55’).
Pjesa e parë u mbyll pa gola, e Chelsea dy golat i shënoi në pjesën e dytë. Goli i shënuar nga Ziyech ishte thjesht fantastik, e më pas golin e sigurisë e shënoi Silva me kokë.
Kjo është humbja e parë e Contes si trajner i Tottenhamit në Premier League, humbje e cila vjen nga ish-skuadra e tij, të cilën e shpalli kampione disa vite më parë.