Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILANELLO

Zlatan Ibrahimovic kthehet pasnesër

Zlatan Ibrahimovic kthehet pasnesër


7 May, 2020 @12:13

Superylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet që të arrijë të shtunën më 9 maj në Milano të Italisë për t’iu bashkangjitur ekipit të tij, Milan.

Mirëpo, posa të arrij suedezi duhet të vetizolohet për 14 ditë pas së cilës do të testohet për COVID-19, e tek në fund t’i bashkohet shokëve të skuadrës në Milanello.

Milan ka filluar stërvitjet individuale me ekipin sot në Milanello, duke testuar në proces edhe stafin dhe lojtarët.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Ibra do të duhet të aterojë nesër ose pasnesër më së largu, që lë të kuptohet se bashkë me 14 ditë vetizolimi ai nuk do të mund t’i sheh bashkëlojtarët deri më 24 maj.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A