REPREZENTUESI I KOSOVËS

Zymer Bytyqi në Olympiacos
31 January, 2023 @23:48
Futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi, është lojtar i ri i kampionit të Greqisë dhe njërit ndër dy klubet e mëdha të këtij vendi - Olympiacos.
Ekipi grek e ka prezantuar kosovarin sot, ndërsa ai ka kaluar nga Konyaspori turk në kryeqytetin grek, Athinë. Në Superligën e Turqisë ai ka zhvilluar mbi 70 ndeshje, ndërsa ka shënuar 10 herë duke bërë edhe 14 asistime.