TE TË GJITHA GRUPMOSHAT

Zyrtarisht nis afati kalimtar
26 August, 2019 @10:47
Federata e Basketbollit të Koosvës (FBK) ka bërë të ditur tash se prej nesër hapet edhe zyrtarisht afati kalimtar i basketbollistëve në të gjitha grupmoshat.
Njëjtë, bëhet edhe paraqitja e lojtarëve të huaj te të gjitha ekipet që kanë interes, ndërsa ka kërkuar nga ekipet që të respektojnë rregulloret lidhur me kalim dhe regjistrim të lojtraëve prej ekipi në ekip.
“Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se nga 27.8.2019 deri më 7.9.2019 do të jetë afati kalimtar për të gjitha grupmoshat, si dhe paraqitja e lojtarëve të huaj. Ju lutemi që për paraqitjen e lojtarëve të respekoni rregulloret mbi kalim dhe regjistrim të lojtarëve,” ka shkruar njoftimi i FBK-së.
Derisa Superliga pritet të fillojë në fund-shtator ose fillim-tetor, aktualisht prej ekipeve të Superligës, Rahoveci është më i angazhuari për shkak të debutimit në gara ndërkombëtare, derisa ekipet tjera janë ende në pushime verore.