BARCELONA

fcbarcelona.com
Zyrtarizohet Luis Enrique
20 May, 2014 @10:35
Mbrëmë Bordi i Drejtorëve të Barcelonës konfirmoi Luis Enriquen si trajner të ri të klubit pasi që Tata Martino u përshëndet pas ndeshjes së fundit të stinorit 2013/14.
Kjo do të jetë aventura e tretë e Enriquesë në klubin katalonas, që prej ardhjes nga Real Madridi në vitin 1996.
Si anëtar i Barcelonës, Luis Enrique ka fituar dy tituj kampioni, dy Kupa të Mbretit, Kupën e Kupave të Europës dhe Superkupën europiane.
Në vitin 2008 ai u kthye në klub si trajner, duke marrë drejtimin e Barcelonës B, të cilën e ngriti në Segunda Division ku arriti rekordin e pikëve dhe pozitën e tretë.
Asturiani 44 vjeçar pas Romës dhe Celta Vigos ka marrë drejtimin e ish klubit të tij para fillimit të stinorit 2014/15.