TOP 10 DEBUTUESIT
10 debutues, nga të cilët pritet shpërthimi në Ligë të Kampionëve
15 September, 2014 @15:37
Liga e Kampionëve, gara elite e futbollit europian, nis nesër. Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Chelsea, Bayern, Juventus, Paris St Germain dhe shumë skuadra tjera janë duke e këkruar trofeun e madh.
Por të gjitha këto në një anë, të shikojmë cilët janë futbollistët që do të debutojnë këtë stinor në Ligë të Kampionëve - duke marrë parasysh transferet dhe talentët e ekipeve pjesëmarrëse.
Sipas lojtarëve të vlerësuar si potencial shpërthyes, mëposhtë janë emrat e dhjetëshes që pritet të tregohen më shumë këtë stinor në Ligë të Kampionëve.
JUAN BERNAT, Bayern -
Ai ka qenë çelësi i mesfushës së Valencias, që arriti gjysmëfinalen e Europa League stinorin që shkoi. Pep Guardiola e pa dhe e bleu për 10 milionë euro 21 vjeçarin e talentuar.
CALUM CHAMBERS, Arsenal -
20 milionë euro i kushtoi Arsenalit mbrojtësi i ri që erdhi nga Southamptoni. Ai mund të jetë pjesë e 11-shes së parë të Arsene Wengerit në grup, ku takohen me Borussia Dortmundin.
KINGSLEY COMAN, Juventus -
Sulmuesi i Paris St Germainit erdhi te Juventusi si lojtar i lirë. Ai impresionoi që në paraqitjen e parë nën Max Allegrin dhe pritet shumë nga ai. Coman asnjëherë nuk arriti të paraqitet me parisienët në Ligë të Kampionëve dhe pret debutimin me Bianconerët.
SHKELZEN GASHI, Basel -
Ky emër mund të jetë i njohur për shqiptarët dhe ata që e ndjekin ligën zvicerane të futbollit, por të tjerët duhet të kujdesen nga ky lojtar. I rrezikshëm në zonë ai ka shënuar 19 herë me Grasshopperin stinorin që shkoi, ndërsa ritmin e njejtë e ka vazhduar edhe me Baselin - ku pritet të debutojë në garën elite europiane ndaj Real Madridit.
TIM JEDVAJ, Bayer -
Ai ia nisi mrekullueshëm me Bayer Leverkusenin, prej se arriti aty nga Roma. Kroati 18 vjeç përkundër moshës u bë shpejtë pjesë e 11-shes së parë të ekipit aktualisht lider të Bundesligës.
CIRO IMMOBILE, Borussia D -
Golashënuesi më i mirë i Serie A-së stinorin që shkoi asnjëherë nuk ka pasur rast të luaj futboll europian. Por ai do të ketë mundësinë të debutojë në garën më të famshme si zëvendësues i të larguarit Robert Lewandowski.
MUNIR EL HADDADI, Barcelona -
Pak si befasi, por Luis Enrique ka besim të plotë te 19 vjeçari i talentuar. Ai shënoi gol për Barcelonën këtë stinor, ndërsa arriti edhe paraqitjen e parë me reprezentacionin spanjoll në kualifikime për EURO 2016. Munir shikohet si potenciali i vitit jo vetëm në La Liga, por në tërë Europën.
RADJA NAINGGOLAN, Roma -
Ai humbi rastin të jetë pjesë e Belgjikës në Botërorin e Brazilit gjatë verës, mirëpo ai është i gatshëm që t’ia kthejë shkëlqimin europian Romës. Grupi i vështirë, me Manchester Cityn dhe Bayernin, do të jetë punë shtesë, por Nainggolan duhet të tregojë 200%-shin e tij për të kualifikuar Romën tutje.
LUCAS OCAMPOS, Monaco -
Njeriu anonim për shumëkë, i ka kushtuar Monacos plotë 15 milionë euro, kur u transferua nga River Plate, dy stinorë më parë. Tash është 20 vjeçar dhe llogaritet të jetë investimi më i rrezikshëm i Monacos. Koha e tij po vjen dhe Liga e Kampionëve është vendi për të arsyetuar veten dhe paratë e derdhura për atë.
RAHEEM STERLING, Liverpool -
Njëri ndër talentët më të mëdhenjë në Angli, që ka përparuar dukshëm gjatë këtij viti është Sterling. Ka qenë pjesë e pandashme e ekipit të Liverpoolit që luftoi deri në xhirot e fundit për titull të kampionit. Anglia pret shumë nga ai, derisa vetë nxënësi i Brendan Rodgersit pret t’i mbush të njëzetat tek tani.