VAN GAAL
Dua titullin
15 September, 2014 @10:12
Trajneri holandez i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, menjëherë pas fitores së parë të ekipit të tij në Premier League ka thënë se ai dëshiron t’ua sjellë tifozëve, titullin e kampionit.
“Dua të fitojë titullin e Premier League. Nëse jo këtë vit, atëherë në vitin tjetër, apo të tretin. Dua t’ia dhurojë titullin e kampionit të Anglisë, tifozëve të klubit,” ka thënë Van Gaal, transmeton Eurosport, pas fitores së parë por mbresëlënëse të Djajve të Kuq ndaj Queens Park Rangers dje, 4-0.