OLD TRAFFORD
Fitorja e parë e Man Utd
14 September, 2014 @18:56
Kësaj radhe nuk i zhgënjyen mbi 75 mijë tifozë në Old Trafford. Djajt e Kuq u treguan të ashpër ndaj Queens Park Rangers për t’i mposhtur 4-0 në fund.
Di Maria, yll i ndeshjes
Më meritori në fitoren e parë të stinorit për Manchester Unitedin ka qenë i ardhuri nga Real Madridi, Angel Di Maria, që shënoi nga gjuajtja e lirë, pasi që nuk e preku askush krosimin e tij, që përfundoi në portë.
Më pas, shënoi edhe Ander Herrera, derisa Wayne Rooney dhe Juan Mata shënuan në pjesë të dytë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Di Maria dhe Herrera gjithashtu regjistruan nga një asistim në ndeshje, në golat e pjesës së dytë, derisa me fanellë të kuqe debutoi edhe Radamel Falcao, që u fut në lojë në vend të Juan Matës.
Dështimet e Januzajt
Djaloshi me origjinë nga Istogu, Adnan Januzaj, u fut në vend të Angel Di Marias. Januzaj kishte një rast të mirë për të shënuar, kur shuti i tij nga afërsia u dëbua nga portieri i QPR-së, Robert Green.
Mirëpo, krejt në fund ai u tregua vetjak kur deshi të shënojë vetë gati nga këndi i vdekur, e në mes e pritnin dy ujq si Robin Van Persie dhe Radamel Falcao - te të cilët nuk pasoi.
Me këtë fitore Manchester United ngritet në mes të tabelës me 5 pikë në total, derisa QPR mbetet në tre pikë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS