GOL GOL GOL
Goleada në Tardini i takoi Milanit
14 September, 2014 @22:25
Skuadra e Filippo Inzaghit, Milan, i ka përjetuar tifozëve një natë të paharrueshme dhe plotë emocione në Ennio Tardini të Parmës.
Milan ka arritur të shënojë fitore 4-5, mirëpo, rastet, mundësitë, kartonat e kuq, si dhe durimi në minutat e fundit të takimit - kanë qenë një triler i vërtetë për Rossonerët, sa që edhe drejtuesit e ekipit e shikonin ndeshjen në këmbë.
Inzaghi me ekipin e tij, e përmbyllin xhiron si lider të ligës, për shkak të golaverazhit - derisa Jeremy Menez ka shënuar dy gola sonte, ku goli i dytë ka qenë i jashtëzakonshëm.
Milan gjatë gjithë ndeshjes ka qenë në avantazh, derisa Parma e Roberto Donadonit asnjëherë nuk u dorëzua dhe e ndoqi deri në minutën e shtatë shtesë të takimit, por pa sukses.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS