ARSENAL
Debuchy mungon 2 muaj!
15 September, 2014 @12:28
Raportet e ndryshme sot në mediat britanike kanë bërë të ditur se mbrojtësi i ri i Arsenalit, Mathieu Debuchy, do të mund të mungojë deri në dy muaj pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Manchester City.
Debuchy, që erdhi te Arsenali gjatë verës nga Newcastle United për shumën që besohet se ka qenë përreth 12 milionë funta, do të zëvendësohet në vijim nga i riu Calum Chambers.
Arsenal që në mesjavë mund të vërejë mungesën e krahmbrojtësti të lënduar françez, Debuchy, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që Topçinjtë e luajnë në Signal Iduna Park të Dortmundit, ndaj Borussias.